Sot, Kryetari i Komunës Ilir Ferati, me një pjesë të ekipit emergjent të Komunës së Istogut priti në takim z. Hajriz Sejdiu, Drejtori i Gatishmërisë në AME, z. Fatos Vokshi nga UNHCR, përfaqësuesen e organizatës ”IOM”, znj. Albiana Çavolli dhe znj. Rina Dinaj, përfaqësuese nga Organizata “FAO”.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi mbi gjendjen aktuale në Komunën së Istogut pas vërshimeve që ndodhën ditë më parë si dhe për plotësimin e formularit me të dhëna për të bërë vlerësimin e saktë për ndarjen e ndihmave për familjet me nevojë poashtu u diskutua edhe për një bashkëpunim me UNDP-në për vlerësimin e dëmeve në Infrastrukturë.
Në këtë takim u diskutua edhe për masat e ndërmarra nga komisionet e formuara nga Kryetari Ferati për raportin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në vend.
