Sot, në sallën e Kuvendit Komunal u ndanë mirënjohje dhe u zgjodh sportisti i vitit 2022.
Ky aktivitet u zhvillua nën patronatin e Kryetarit të Komunës Ilir Ferati në kuadër të aktiviteteve të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Për organizimin e këtij aktiviteti u përkujdes Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Gjatë vitit të kaluar në Istog janë shënuar një varg suksesesh sportive, duke përfshirë këtu kontributin e palodhur të sportistëve Istogas. Kryetari Ferati me këtë rast shpërbleu aktivitetin e tyre me dhënien e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për nder të arritjes së suksesit në disiplina të ndryshme sportive.
Aktivitetet e këtilla, përveç se mbështesin sportin në Istog, në të ardhmen do të jenë stimulues për gjeneratat e ardhshme për të kontribuar më tepër për ngritjen e vlerave sportive.
Ndarja e çmimeve për sportistin më të mirë të vitit 2022 u realizua sipas kategorizimeve të formuara nga komisioni përkatës.
– Tainara Luna Goncalves nga KHF Istogu
– KHF Istogu 
– Faruk Shala nga KHF Istogu
Me çmimet “Post Mortum” u kujtuan edhe Labinot Alijaj dhe Bedri Hajzeraj për kontributin e pa ndalshëm të tyre në fushën e sportit.
Poashtu mirënjohje për kontributin e ngritjes së vlerave sportive u ndanë edhe për klubet e tjera sportive në Komunën e Istogut.
