Drejtori i Drejtorisë së Administratës Arben Kabashi, së bashku me Zyrtaren për informim publik Jeta Balaj- Imeraj, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për komunat të cilat e kanë miratuar Planin e Integritetit.
Pjesë e këtij takimi ishte Ministri Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi edhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Michael Devenport.
Hartimi i këtij Plani u vlerësua si një dokument strategjik dhe operativ që konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për fuqizimin e integritetit në Komunën e Istogut.
Me këtë rast, Ministri i MAPL-së, z.Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për Komunën e Istogut për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar në procesin e hartimit dhe miratimin e Planeve Komunale të Integritetit.
Në fund, gjatë pranimit të mirënjohjes, drejtori z.Kabashi, ka falënderuar Ministrin Krasniqi për bashkëpunimin ndërinstitucional.

