Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Me rastin e 12 vjetorit të Çlirimit të Komunës së Istogut, sot në një atmosferë festive, është mbajtur Akademi solemne për të shënuar këtë datë të rëndësishme për qytetarët istogas.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
“Kaluan 12 vite kur Kosova me rezistencën, angazhimin, sakrificën, mundin dhe gjakun e derdhur të djemve dhe vashave më të mira të këtij vendi, me përkrahjen e fuqishme të tërë botës liridashëse, në veçanti të miqve të Kosovës, SHBA-së dhe Evropës, është liruar dhe jeton në paqe,” kështu ka filluar fjalën e tij para të pranishmëve, kryesuesi i Kuvendit Komunal Demë Qeta, i cili në vazhdim ka bërë një retrospektivë të përpjekjeve shekullore të këtij populli për të ardhur gjer tek liria të cilën sot e gëzojmë duke thënë se vitet e kaluara, të cilat kanë sjellë këtë fryt të lirisë, i karakterizon një organizim i madhërishëm i popullit shqiptarë që mahniti tërë shtetet e botës, nën udhëheqjen e Presidentit të Parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, dhe me luftën e pa kompromis të djemve dhe vajzave të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Istogu sot feston këtë ditë lirie dhe në këto momente festive me pietet dhe nderim të lartë i përkujtojmë të gjithë dëshmorët që në fushën e nderit dhanë jetën e tyre, e përkujtojmë Kryetarin e Përjetshëm të Komunës sonë Fadil Ferati, që më punën dhe angazhimin e tij të pamohueshëm, si në kohët e rezistencës dhe në paqe e udhëhoqi këtë komunë drejt progresit dhe prosperitetit,” ka vazhduar z. Qeta.
Në mungesë të kryetarit Haki Rugova, i cili sot ndodhej në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore me rastin e vdekjes së Deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës Nekibe Kelmendi, Nënkryetari i komunës Agim Ademaj me bashkëpunëtor,
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të partive politike dhe organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të FSK-së, të PK-së dhe qytetarë të shumtë, benë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh pran pllakës përkujtimore të dëshmorëve të rënë në qendër të qytetit dhe kanë vizituar varrin e presidentit historik të komunës së Istogut Fadil Ferati.


