Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, ka publikuar sot raportin e Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022, në të cilin e ka nxjerr Komunën e Istogut të njëmbëdhjetën sa i përket transparencës, me gjithsej 81.97% nga 100%, në një vlerësim ku janë përfshirë të gjitha komunat e Kosovës.
Komuna e Istogut do të vazhdoj të punoj me përkushtim të lartë për të përmbushur standardet e transparencës gjatë viteve në vijim, në të njëjten kohë kërkojm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit që urgjentisht të rregullojnë çështjen e uebfaqeve të komunës në mënyre që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të publikut.