Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Nën patronatin e Kryetarit të komunës, z. Haki Rugova, në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur Akademi Përkujtimore për të evokuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Salla e Kuvendit ishte tepër e ngushtë për ti akomoduar të gjithë njerëzit që kishin ardhur të jenë pjesë e kësaj Akademie.
“Kryetari Fadil Ferati edhe pse herët u nda nga jeta, pas vetes la një vepër të një udhëheqësi të mirë dhe të një njeriu të mirë. Në radhë të parë, angazhimet e tija dhe përkushtimi i tij si Kryetar i LDK-së në Istog, e bëri këtë subjekt ngadhënjimtarë në të gjitha proceset dhe sfidat, duke e bërë gjithmonë parti të parë në të gjitha zgjedhjet në Istog. Fadil Ferati i mbeti besnik qytetarëve të Istogut dhe ata këtë besnikëri ia shpërblyen më dhënien e besimit në të gjitha zgjedhjet për t’i udhëhequr ata”, ka thënë kryetari Rugova, në fjalën e tij para të pranishmëve.
Ishte Kryesia e LDK-së, e prirë nga Kryetari i saj, Dr. Isa Mustafa, që të parët vunë kurora mbi varrin e Fadilit, për të vazhduar homazhet nga kryesia e degës së LDK-së në Istog dhe qytetarë të shumtë.
Në Prishtinë, në sallën e Teatrit Kombëtar, nën patronatin e kryetarit të LDK-së Dr. Isa Mustafa, u mbajt Akademi Përkujtimore, me ç’rast, në këtë tubim përkujtimor, përveç Kryesisë së LDK-së, aty ishin edhe familja e Fadil Feratit, familjarë të Ibrahim Rugovës, përfaqësues të partive tjera politike si dhe shumë qytetarë nga komuna e Istogut dhe miqë dhe shokë të Fadilit që vinin nga vise të ndryshme të Kosovës.
“Ishte i dashur nga qytetaret e degeve dhe nga kryetaret e degeve të Lidhjes Demokratike me të cilët ai bashkërenditi punën në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës; Ishte njeri i përkushtuar jo vetëm për zhvillimin e LDK-së, por si bashkëudhëtar i kësaj levizje dhe partie, ai ishte mishëruar me filozofinë rugoviane dhe kishte dijën dhe vullnetin të kontribuoi në ecjen saj përpara.
Fadil Ferati është shembulli më i mirë se si duhet qeverisur dhe shërbyer qytetarëve. Ai këtë e dëshmoj me zgjedhjen e tij katër herë me radhë kryetar i Komunës së Istogut, “, tha në mes tjerash Dr.Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së dhe Kryetar i Komunës së Prishtinës.
Kryetari Haki Rugova, edhe në teatrin Kombëtar ka mbajtur fjalë rasti duke thënë:
“Fadili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci, sllogan që gjithmonë e thoshte Presidenti Ibrahim Rugova. Kryetari ynë kurrë nuk i zhgënjeu qytetarët e Istogut, ai i udhëhoqi ata me dinjitet duke i respektuar dhe nderuar dhe duke mos e keqpërdorur në asnjë moment besimin e dhënë. Ai gjithmonë gjente kohë të ishte me qytetarët për t’ju dhënë zgjidhje halleve të tyre”.