
Një ditë para 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Fëmijët e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Istog të shoqëruar nga Drejtoresha e kopshtit dhe edukatorët e tyre gjatë ditës së sotme kanë vizituar Komunën e Istogut.
Gjatë kësaj vizite ata janë mirëpritur nga Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, Kryesuesi i Kuvendit, Enver Rugova dhe Drejtori i Arsimit, Naim Behlulaj.
Fëmijëve të kopshtit, Kryetari Ferati i dhuroj flamurin e shtetit tonë si simbol që ngërthen në vete arritjen më të madhe të Kosovës – Pavarësinë e saj – pas shekujve të tërë të përpjekjeve e sakrificave të popullit tonë për atë qëllim.
Ndërsa në sallën e kuvendit fëmijët kishin përgatitur Flamurin e Kosovës të punuar nga ta me përkushtim e dashuri për Komunën e Istogut.
Përfaqësuesit e Komunës thanë se kjo vizitë ishte tejet mbresëlënëse duke falënderuar fëmijët për pyetjet e të cilëve ishin mjaft interesante dhe kreative.