Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Edhe këtë vit, si edhe katër vite më herët, ka vazhduar tradita që “Dita e mollës” të shënohet solemnisht, me ç’rast në këtë eveniment kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës z. Haki Rugova me bashkëpunëtorë, Ministri i MBPZHR z. Blerand Stavileci, Drejtori i “Elkos Group” z. Ramiz Kelmendi, si dhe shumë qytetarë nga komuna e Istogut dhe mysafirë tjerë nga qytetet tjera të Kosovës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
“Është tepër e rëndësishme at që e tha ministri Stavileci, që qeveria ka futur lëmin e bujqësisë si prioritet kryesor, ani pse, unë mendoj që akoma më shumë mund të bëhet në këtë fushë; Edhe ne si komunë, kemi dyfishuar buxhetin e bujqësisë krahasuar me at të vitit paraprak dhe ky buxhet, do të rritet në vazhdimësi; Fermerët e vyeshëm, duhet të ndihen të sigurt, kur është fjala për plasman të mollëve dhe pemëve tjera”, është shprehur kryetari Rugova, duke falënderuar angazhimin e Ministrisë gjegjëse si dhe Drejtorin e “ELKOS-it”z. Ramiz Kelmendin për marrëveshjen e lidhur me pemëtarët e Kovragës.

Ministri i MBPZHR, z.Blerand Stavileci ka thënë se ne kemi hapësirë dhe kapacitete të shumta për ta shtuar prodhimin vendor.
“Ju e dini që vitin e kaluar, unë ju kam paralajmëruar për zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdha që ju dhe pemëtarët tjerë keni pasur, siç janë qendrat e grumbullimit, depot ruajtëse dhe ato ftohëse, dhe unë sot këtu ju premtoj se në verën e vitit të ardhshëm, ju dhe pemëtarët nga regjionet tjera të Kosovës, do ti kemi këto qendra grumbulluese dhe deponuese”, ju është drejtuar në fjalën e tij të pranishmëve, Ministri Stavileci, i cili ka shtuar po ashtu se bujqësia është profesioni më i mirë, më i ndershëm dhe më i vjetër, ndërkaq, ka paralajmëruar se treni i investimeve është nisur dhe ai tren më nuk do të ketë të ndalur, duke aluduar në at se nga viti në vit, investimet në këtë fushë do të rriten.
Edhe Drejtori i “Elkos group” z.Ramiz Kelmendi ka thënë se molla, ky produkt i shëndetshëm dhe i nevojshëm, mund të zëvendësojë importin e lartë nga jashtë për konsumin e brendshëm.
“Konsumi i mollëve në Kosovë është rreth 40 milion kg,në vit dhe vetëm 30 % mbulohet nga prodhuesit vendorë dhe pjesa tjetër importohet” ka thënë z. Kelmendi i cili kërkon nga qeveria nuk duhet tatimuar prodhimet agrare dy here, ashtu siç po ndodhë sot në Kosovë.
Me këtë rast, është përzgjedhur edhe pemëtari më i mirë, e që këtë vit ky nderë i ka takuar z. Sadik Blakaj-t, pemëtarit nga fshati Kovragë.
