
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Ilir Ferati, me rastin e shënimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Istogut gjatë ditës ka realizuar një sërë aktivitetesh.
Fillimisht dita ka nisur me mbajtjen e Seancës Solemne në sallën e Kuvendit Komunal duke vazhduar pastaj me homazhe dhe nderime tek shtatorja e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova dhe vizitë OVL të UÇK-së në Istog, për të nderuar Dëshmorët e Komunës së Istogut, ku Kryetari Ferati me kabinetin e tij takoj luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi,” familjarë të dëshmorëve e veteranë.
Poashtu në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, është bërë promovimi i librit
“Nga Muret e Stambollit,” i autorit Përparim Blakaj. Në librin ‘’Nga muret e Stambollit’ ‘gjejmë copëza shkrimesh për fëmijët e vuajtur të Kosovës e botës, për nacionalizmin, Ballkanin e përçudnuar, Panairin e Librit, profesorët me nam, etjen për pushtet, botën e çmendur, për kurdët, Aelian e autorit, Tokën e Premtuar e idealet përgjysmë.
Për përmbylljen e kësaj dite të madhe për Kosovën, u mbajtë Program Kulturor-Artistik në sheshin “Ibrahim Rugova” në Istog.
Urime Kosovë 15 vjetorin e pavarësisë