Në 31 vjetorin e rënies së heronjve të Shkollës Shqipe, Hasan Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Muharrem Hysenaj, nderuam me homazhe jetën dhe veprën e tyre. Po në këtë ditë të veçantë e historike për arsimin shqip, përuruam objektin e ri të shkollës në Uçë që mbanë me krenari emrin e madh “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” dhe bashkë festuam Ditën e Shkollës.
Duke filluar nga sot, mësimi do mbahet në objektin e ri i cili është gati për të pritur 287 nxënësit e kësaj shkolle me kushte dhe ambiente moderne dhe të përshtatshme për mësim dhe aktivitete të tjera shkollore.
