24 VJETORI I MARTIRËVE, LIPAJ, ZEQIRAJ, MEHAJ, QË RANË PËR LIRIN DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
Në 24 vjetorin e masakrës ndaj anëtarëve të Familjes Lipaj, Zeqiraj,Mehaj, Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, me homazhe ka nderuar martirët, Qëndresë Lipaj, Mirdonë Lipaj, Njomzë Lipaj, Linidihanë Lipaj, Salë Hakaj Lipaj, Hajrie Alijaj Lipaj, Sabrije Lubeniqi Lipaj, Fatime, Rexhaj Lipaj, Nezir Lipaj dhe Sali Zeqiraj pranë lapidarit të tyre në fshatin Kamenicë të Istogut.
“Njëzetë e katër vjet më parë, jo shumë larg nga vendi ku sot po bëjmë nderime, Istogu u t’ merrua nga pamjet makabre të masakrës së Kamenicës, ajo që ndodhi këtu mbi këta njerëz të pafajshëm, civil shqiptar, është dëshmia se nëpër çfarë ka kapërcyer ky popull, çfarë sakrifice ka pasur populli ynë, për të mbërritur në këtë ditë që jemi sot.” Tha ndër të tjera Kryetari Ferati.
Qoftë i paharruar kujtimi për të gjithë të rënët!
Lavdi!
