Sot Kryetari i Komunës, Ilir Ferati priti në takim Shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara – PSSP, znj.Caroline Ziadeh.
Me znj.Ziadeh diskutuan bashkarisht për misonin e përbashkët në eliminimin e strukturave kriminale që prekun drejtpërsëdrejti lirinë dhe të drejtat e qytetarëve në vendin ku jetojmë dhe poashtu shpalosëm petkun për ndërtim të besimit, për avancim të grave, pa harruar rininë.
Njëherit biseduan edhe për diversitetin etnik te komuniteteve që ka komuna e Istogut dhe mbështetjen e vazhdueshme që kemi me UNMIK-un në këtë vijë.
Znj.Ziadeh, falënderoj Kryetarin Ferati për mikpritje dhe e përgëzoj për punën që është duke e bërë për qytetarët e Istogut.