Në fshatin Vrellë të Istogut po zhvillohen gërmime në një prej lokaliteteve më të rëndësishme parahistorike në Kosovë, vendbanimin neolitik të Llugës.
Rreth 7 mijë vjet më parë, në këtë zonë zhvillohej një jetë e organizuar me shtëpi prej balte dhe druri. Lluga njihet si vendi i parë në Kosovë ku është identifikuar një punishte për prodhimin e veglave prej stralli, si dhe si lokaliteti ku janë gjetur figurinat e hyjneshave. 🇽🇰
🏛️ Gërmimet realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Universiteti i Miçiganit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës – një bashkëpunim që po ndriçon një kapitull të hershëm dhe të çmuar të historisë sonë.
.


