Sot në sallën e kuvendit u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë, mirëqenien e qytetarëve të Istogut
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Miratimi i Rendit të Ditës,
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit,
3. Siguria në zonën e përgjithshme të PK-së,
4. Informatë nga institucionet tjera: KFOR-i, FSK-ja, Arsimi, Sh.K.K. “Burgu i Dubravës”, përfaqësues të komuniteteve etj.,
5. E drejta për punë – puna në sektorin privat, orari dhe kontratat e punës,
6. Abuzimi me fëmijë minorë dhe adoleshentë – përfshirë bullizmin në shkolla,
7. Të ndryshme.
Mbledhja u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe me fokus në përmirësimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Istogut.