Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e parë (Janar -Mars) të vitit 2025,
- Shpallja në diskutim publik e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për Transparencë Komunale, bartja e mjeteve të pashpenzuara nga viti 2024 dhe tejkalimi i të hyrave, shpallja në diskutim publik e rregullores për subvencione, shpallja ne diskutim publik e rregullores për tregun terëditor në Istog si dhe destinimi i lokacionit për varreza në fshatin Rakosh.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.