Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
2. Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2025,
3. Njoftimi me raportin e punës së Kryetarit të komunës për 6 mujorë të vitit 2025,
4. Njoftim me Raportin e punës së KKSB-së për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025,
5. Shpallja në Diskutim Publik për Planin Strategjik për Përfshirje Sociale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara për periudhën 2025–2027. Si dhe pika shtesë:
1. Rishqyrtimi i Vendimit 00 Nr. 98/2025 i datës 30.05.2025,
2. Rishqyrtimi i Vendimit 00 Nr.127/2025 i datës 25.06.2025,
3. Diskutimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Veprimit për Eliminimin e te metave të rekomanduara nga AP,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Subvencione.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.