Komuna e Istogut ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e mekanizmave lokalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Gjatë kësaj mbledhje u miratua procesverbali nga mbledhja e fundit e vitit 2025, si dhe u prezantua Raporti Vjetor 2025 i Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës Istog (2024 – 2026).
Një ndër pikat kyçe të rendit të ditës ishte edhe njoftimi i anëtarëve të Ekipit me vendimin për rikonstituimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, me qëllim vazhdimin e angazhimit institucional dhe ndërsektorial në këtë fushë me rëndësi të veçantë si dhe u mor vendim për themelimin e Sekretariatit të Ekipit, i cili do të shërbejë si strukturë mbështetëse për koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe organizimi i aktiviteteve të parapara në Planin e Punës 2024–2026, me synim avancimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve në komunën tonë.