Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut, në mbledhjen e kryesuar nga koordinatori i këtij këshilli Skender Hasangjekaj , ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Procesverbali nga mbledhja e kaluar, Siguria në zonën e përgjithshme të PK, Informatë nga Institucionet tjera (KFOR-i, FSK-ja, Arsimi, Përfaqësues të komuniteteve etj.), gjendja në institucionet shëndetësore, ordinanca mjekësore, raportet staf-pacient, furnizimi me medikamente, parkimi i automjeteve në trotuare-pjerrinat në trotuare ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve në veçanti e personave me nevoja të veçanta si dhe qentë endacak, sulmet ndaj fëmijëve dhe personave të ndjeshëm.
Lidhur me piken e parë të rendit të ditës, Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi gjendjen e sigurisë̈ në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile.
Ndërsa për pikat e tjera të rendit të ditës anëtarët e KKSB-së, raportuan për punën e tyre dhe shqetësimet të cilat i kanë adresuar qytetarët në lidhje me Siguri në bashkësi.
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.