Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 42-të e rregullt e legjislacionit të VII-të e fundit për këtë mandat të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
- Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitet 2026-2028,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Strategjik për Përfshirje Sociale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara për periudhën 2025–2027.
- Të ndryshme.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.