Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 41-të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal.
Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Rishqyrtimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për pesë komunat e rajonit të Dukagjinit: Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik 2025-2035,
4. Rishqyrtimi i vendimit Nr. 149/2025, datë 31.07.2025, për destinimin e lokacionit për varrezat e fshatit Rakosh nga prona e paluajtshme e komunës,
5. Rishqyrtimi i vendimit Nr. 150/2025, datë 31.07.2025, për destinimin e lokacionit për varrezat e fshatit Zhakov nga prona e paluajtshme e komunës,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i aprovimit të kandidatëve për komisionin në përzgjedhjen e drejtorëve/zëvendësdrejtorëve,
7. Të ndryshme.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.