Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 37-të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
- Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e parë (Janar -Mars) të vitit 2025,
- Bartja e mjeteve të pa shpenzuara buxhetore të hyrave të bartura nga viti fiskal 2024 dhe të hyrat e tejkaluara në vitin 2025.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Transparencë Komunale,
- Shpallja në diskutim publik e Rregullores për Subvencione,
- Shpallja në diskutim publik e Rregullores për Tregun tërë ditor në Istog,
- Shpallja në diskutim publik e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit për destinimin e lokacionit për varreza në fshatin Rakosh,
- Të ndryshme.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe: Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Istogut me pronën e paluajtshme të personit fizik z. Ardi Maraj,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Istogut me pronën e paluajtshme të personit fizik z. Avdullah Bytyçi,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Istogut me pronën e paluajtshme të personit fizik z. Brahim Sejdaj,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Istogut me pronën e paluajtshme të personave fizikë z. Avdullah Bytyçi, Ibrahim Bytyçi, Shkumbin Bytyçi, Haxhi Bytyçi, shfuqizimi i rregullorës për kategorizimin e klubeve sportive si dhe kompenzimi për shujta për zyrtarët publik.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.