Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 3-të e rregullt e legjislacionit të VIII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Pikë e rendit të ditës ishte:Arsyetimi i mungesave në mbledhje, Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Themelimi i Komitetit për Politikë e Financa, Themelimi i Komitetit për Komunitete, Themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026, Formimi i komisionit për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendës drejtorit të institucionit publik Edukativo – Arsimor dhe aftësisë para universitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm si dhe Formimi i Grupit të Grave Asambleiste.