Projekti “EMPOËERED- Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, i cili po zbatohet nga organizata PREDA PLUS në bashkëpunim me Komunën e Istogut ka mbajtur sot konsultimin e parë publik me temën Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK) në komunën tonë. Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar politika lokale gjithëpërfshirëse dhe projekte konkrete që adresojnë nevojat reale të PAK-ve dhe familjeve të tyre. Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të shkollave ,kopshteve, shoqërisë civile, prindër si dhe përfaqësues të tjerë institucional ku shprehen mendimet dhe paraqitën nevojat e tyre që të ju dalin në mbështetje kësaj kategorie të shoqërisë.