U mbajt konsultim publik për Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) dhe Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për pesë komunat e rajonit të Dukagjinit duke përfshirë këtu edhe Komunën e Istogut.
Me këtë rast u prezantua dhe diskutua Plani për rajonin e Dukagjinit i cili është hartuar me qëllim të vendosjes së praktikave të qëndrueshme dhe të integruara për menaxhimin e mbeturinave, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian dhe prioritetet strategjike të Kosovës.
Gjithashtu u prezantua dhe diskutua dhe VSM-ja për këtë Plan e cila është hartuar me qëllim që të identifikojë, parashikojë dhe vlerësojë efektet e mundshme mjedisore të PNMIM-së dhe të propozojë masa që mund të zbusin ndikimet negative duke përforcuar rezultatet pozitive. Nëpërmjet këtij procesi, VSM-ja promovon integrimin e konsideratave mjedisore në PNMIM-në dhe kontribuon në arritjen e objektivave më të gjera të Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të shëndetit publik.
Këto dokumente janë hartuar nga konsulentët ndërkombëtarë dhe vendorë në bashkëpunim me Komunën e Istogut, me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, financuar nga qeveria gjermane.