Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt mujore

Obrad Tijaniq, përfaqësues i komunitetit serb, ka ngritur edhe një here rastin e incidenteve me të kthyerit serb në fshatin Zallq duke pyetur pse në asnjë nga lokacionet tjera në komunë ku jetojnë serbët nuk ka incidente përveç Zallqi. Komandanti i policisë për stacionin e Istogut, incidentet e përmendura i ka kualifikuar si incidente të izoluara dhe ka konstatuar se ato nuk janë të drejtuara për ta minuar procesin e kthimit e as kundër komunitetit serb, por kanë lidhshmëri me individ të caktuar të kthyer. “Policia është e pranishme në këtë pjesë plot 24 orë me qëllim që situatën ta kemi nën kontroll”, ka thënë Z. Xhevukaj.
KKSB-ja bisedoj edhe për çështjen e sigurisë së të rinjve që kalojnë orët e natës nëpër klube dhe diskoteka në mënyrë që rastet të cilat kanë ndodhur dhe po ndodhin me të rinjtë të parandalohen për aq sa është e mundur.