Në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, është bërë promovimi i librit “Si Troket Vjeshta”
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Ilir Ferati, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë është bërë sot promovimi i librit i autorit Maxhun Osmanaj me titull “Si Troket Vjeshta”, në përmbajtjen e të cilit ka poezi për fëmijë dhe të rinj.
Libri në strukturën e tij ruan disa tematika, si: misioni i shenjtë i poetit, kujtimet e fëmijërisë, qytet i lindjes, përjetësia dhe lavdia e disa shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë e të rinj që kanë ndërruar jetë, Kosovës, nënave, si dhe disa vjersha me theks didaktik e edukativ…etj.
Promovimi i këtij libri shënon edhe një simbolik tjetër pasi që autori pas disa ditësh do ti thotë lamtumir ditarit që për afër tri dekada e mbajti me nder dhe dinjitet dhe shumë përkushtim për edukimin e shumë brezave dhe përhapjen e rrezeve të diturisë.
Në fund të pranishmëve ju dhurua nga një libër me nënshkrim të autorit.





