Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut,
Ju njoftojmë se afati për përfundimin e vitit fiskal po afrohet. Me këtë rast, ju ftojmë që obligimet tuaja për pagesën e Tatimit në Pronë t’i përmbushni brenda afatit ligjor, me qëllim të shmangies së gjobave dhe interesit, i cili llogaritet për çdo muaj vonesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për t’u informuar për shumën e saktë të pagesës së Tatimit në Pronë, si dhe për çdo paqartësi apo informatë shtesë, qytetarët mund të drejtohen në Sektorin e Tatimit në Pronë, në objektin e Komunës së Istogut, Zyra nr. 109, gjatë orarit zyrtar të punës.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe përmbushjen me kohë të obligimeve tuaja ligjore.
Me respekt,
Sektori i Tatimit në Pronë
Komuna e Istogut