Në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, sot u bënë homazhe pranë varrit të tij në Cerrcë.
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, së bashku me bashkëpunëtorë, përfaqësues të strukturave qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe familjarë të të ndjerit, vendosën kurora lulesh dhe nderuan kujtimin e ish-kryetarit Rugova.
Me këtë rast u vlerësua kontributi dhe angazhimi i tij shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve të Istogut, si dhe roli i tij në jetën institucionale dhe politike.
Kujtimi për jetën dhe veprën e Haki Rugovës mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale të komunës dhe e respektit që qytetarët e Istogut ruajnë për figurën e tij.