Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete gjatë Muajit Tetor, Muaji Rozë, ka organizuar fushata ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit. Qëllimi i fushatave ishte ndërgjegjësimi i grave për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë sëmundje.
Takimet u mbajtën me gratë e fshatit Zallq aktivitet ky i cili u organizua në bashkëpunim më OSBE-në. Po ashtu takim për vedijësimin e grave për zbulimin e hershem të kancerit të gjirit u mbajt edhe në qendrën mësimore në Gurrakoc në bashkëpunim me OJQ”Vizion 02”. Gjatë këtyre takimeve për sëmundjen e kacerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës ligjërata mbajti Dr.Egzona Hajrizaj Hoxhaj ku gratë u inkurajuan që bëjnë kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë.