Kuvendi i Komunës, me propozimin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, ka miratuar vendimin për heqjen e të gjitha taksave biznesore që janë në kompetencë komunale.
Ky hap synon krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin ekonomik lokal, me fokus mbështetjen e bizneseve të reja (start-up) dhe atyre që punësojnë së paku 50% gra dhe të rinj.
