Helvetas Kosova, përmes projektit DEMOS, ka vlerësuar Komunën e Istogut me mirënjohje për angazhimin e saj të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndër vite.
Ky çmim është dëshmi e qeverisjes transparente dhe vizionare të Kryetarit Ilir F. Ferati, e cila ka për qëllim forcimin e qeverisjes së mirë dhe zhvillimin e praktikave moderne në planifikimin buxhetor, duke e bërë atë të hershëm, gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj perspektivës gjinore e sociale.
Mirënjohja reflekton rezultatet e arritura dhe përkushtimin për të ofruar shërbim për të gjithë qytetarët e Istogut pa dallim.