Në prani të Drejtorit për Shëndetësi (DSH) Dr. Zenel Shatri dhe Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr.Mujë Osmanaj, është bërë pranimi i një donacion të vlefshëm nga KFOR-i Italian LMT K-17, i cili përfshin barna dhe material shpenzues mjekësor. Ky donacion do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë dhe mbështet përpjekjet tona të vazhdueshme për të ofruar kujdes sa më të mirë dhe të sigurt për të gjithë pacientët. Shprehim falënderimin tonë të sinqertë për KFOR-in Italian për këtë gjest human dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.