Në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale me rastin e shënimit të 12 Qershorit “Dita Ndërkombëtare kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve’’ në FSHMU “Trepça” në Banjë, nga zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim janë mbajtur dy takime me nxënës/e dhe prindër me temën “Ndërgjegjësimi i prindërve dhe nxënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda dhe shfrytëzimi’’.
Takimet kishin si qëllimin ndërgjegjësimin e prindërve dhe nxënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda, kuptimin e punës se lejuar dhe jo të lejuar të punës së fëmijëve, format me të rënda të punës, shkaqet dhe pasojat e punës së rëndë të fëmijëve, korniza ligjore dhe institucionale në Kosovë, të autorizuar për të vepruar dhe bashkëpunuar në identifikimin, tërheqjen, rehabilitimin dhe ri integrimin e fëmijëve të angazhuar, procesi i menaxhimit të rasteve dhe raportimi i rasteve të fëmijëve të cilët janë të përfshirë në punë të rënda.