Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
- Arsyetimi i mungesave në mbledhje.
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2027.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Komunal për Transport 2026 – 2030.
- Shpallja në diskutim publik e Projekt Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.