Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe OJQ-në “Forca e Gruas”, ka përmbyllur aktivitetet e fushatës ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit, të organizuar gjatë muajit tetor, i njohur si “Muaji Rozë”.
Fushata kishte për qëllim ngritjen e vetëdijesimit për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore, duke përcjellë mesazhin se kujdesi për shëndetin dhe diagnostikimi me kohë mund të shpëtojnë jetë.
Aktivitetet e fushatës filluan me hapjen simbolike para objektit të Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog.
Në vazhdim të fushatës u organizuan edhe dy ligjërata vetëdijesuese në institucionet arsimore:
Ligjëruese në këto takime ishte Dr. Fitore Kuqi, e cila ofroi informacione dhe këshilla profesionale lidhur me faktorët e rrezikut, shenjat paralajmëruese, rëndësinë e kontrolleve preventive dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Në këto aktivitete morën pjesë gjithsej 143 pjesëmarrëse, të cilat patën mundësinë të informohen dhe të ndërgjegjësohen më shumë për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të tyre.
Përmes kësaj fushate, institucionet komunale dhe partnerët bashkëpunues riafirmojnë përkushtimin për promovimin e shëndetit të grave, informimin e komunitetit dhe fuqizimin e kulturës së kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Sepse kujdesi për shëndetin nuk duhet të zgjasë vetëm një muaj. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!