Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
- Arsyetimi i mungesave në mbledhje.
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e tretë (korrik-shtator) të vitit fiskal 2026.
- Raportimi me të dhënat nga shkollat sipas nevojave për Asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit të normave për tatimin në pronë për vitin 2027.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim – Ndryshimit të Rregullores për Subvencione.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës me negocim parcela nr. 905-0 dhe 749-1 ZK- Sinajë.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës me negocim parcela nr. 262-6 ZK- Rakosh.
- Formimi i Grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2027.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe formimi i komisionit për drejtor, zëvendës drejtor në institucionet arsimore në Istog.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.