Sot, në Istog, u shënua hapja e fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, me mesazhin për më shumë kujdes, kontrolle të rregullta dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe ndërgjegjësimit për shëndetin e grave.
Gjatë aktivitetit u bë edhe zbulimi i shenjës së Muajit Rozë, e cila nga sot do të jetë një simbol tradicional i Komunës së Istogut gjatë këtij muaji. Një shenjë që çdo tetor do të na kujtojë rëndësinë e kujdesit, solidaritetit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.
Aktiviteti u organizua nga Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe OJQ-në “Forca e Gruas”.
Të ndërgjegjësohemi sot, për një shëndet më të mirë nesër.
Kontrolli i rregullt dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë.