Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 8-të e rregullt e legjislacionit të VIII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Pikë e rendit të ditës ishte: Arsyetimi i mungesave në mbledhje, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2026, Njoftimi me raportin e punës së Kryetarit të komunës për 6 mujorë (janar – qershor) të vitit 2026, Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2025 dhe Planit të Veprimit për Eliminimin e të gjeturat të rekomanduara nga AP,Raporti për monitorimin e realizimit të kontratave dhe përmbushjes se qëllimit te dhënies në shfrytëzim te pronave te paluajtshme të komunës, Raporti i zbatimit te planit lokal te veprimit për barazinë gjinore 2024-2026 për periudhën Janar – Qershor 2026, Njoftim me raportin e KRM Ambienti – Istog, Janar – Qershor 2026 si dhe Themelimi i komisionit te aksionarëve për KRM – Ambienti njësia në Istog.
Të gjitha këto pika të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.