Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal në Istog, u mbajt promovimi i librit “HEROI – Selman Kadria (1906–1938)”, me autor Sali Kabashi.
Ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës të shumtë, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me veprën kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Selman Kadriut, një figure të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Gjatë promovimit u vlerësua rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të kujtesës historike përmes botimeve që ndriçojnë figurat dhe ngjarjet me vlerë për vendin.
Komuna e Istogut falënderon autorin, pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore.