Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 6-të e rregullt e legjislacionit të VIII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Pikë e rendit të ditës ishte: arsyetimi i mungesave në mbledhje, shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, njoftim me Qarkoren Buxhetore nr.1 të Ministrisë së Financave për kufijtë preliminar të përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029, shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim – Ndryshimit të Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, bartja e mjeteve të pashpenzuara buxhetore të hyrave të bartura nga viti fiskal 2025, dhe të hyrat e tejkaluara në vitin 2026, projektet e reja kapitale në bashkëfinancim me komunitetin për vitin fiskal 2026-2027, shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim – Ndryshimit të Rregullores për Orarin e Punës për Subjektet Afariste, Hoteliere, Prodhuese, Zejtare dhe Shërbyese në Komunën e Istogut si dhe miratimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2026.
Të gjitha këto pika të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.