Takimin e përshëndetën Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë Cristiano Barale si dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Istogut Era Rexhaj.
Gjatë takimit u diskutua për hapat konkretë drejt themelimit dhe funksionalizimit të Këshillave Lokale të Rinisë, rolin e komunave në këtë proces, si dhe mekanizmat institucionalë e financiarë për mbështetjen e tyre. Pjesë e agjendës ishte edhe puna në grupe komunale, ku u hartuan propozime dhe hapa fillestarë për krijimin e këshillave rinore në nivel lokal.