Në kuadër të projektit “Empowered”, i cili synon fuqizimin dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, si dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, janë shpërndarë pajisje të ndryshme për përfituesit në Komunën e Istogut.
Dhurimi është realizuar në SHFMU “Bajram Curri” në Istog, në kuadër të klasës burimore, si dhe për organizatat Handikos dhe Shoqatën e të Verbërve, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e qasjes në shërbime për personat me nevoja të veçanta.
Ky aktivitet është mbështetur nga projekti Empowered dhe Komuna e Istogut, ndërsa është implementuar nga organizata Preda Plus.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, së bashku me përfaqësues të Preda Plus, të cilët theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë.