Sot është mbajtur takimi i katërt dhe njëkohësisht takimi i fundit për këtë vit i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Komunën e Istogut.
Në këtë takim u miratua procesverbali nga takimi i tretë i Ekipit dhe u diskutua në detaje mbi implementimin e aktiviteteve, me fokus të veçantë aktivitetet që janë realizuar përgjatë këtij viti.
Ky takim shërbeu gjithashtu si reflektim mbi punën e deritanishme dhe si një bazë e fortë për planifikimet dhe angazhimet e ardhshme mbi implementimin e aktiviteteve të Planit të Punës për Ekipi Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026).