Sot, është hapur Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale.
“Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore” është mbajtur me nxënësit e klasave të VI, VII, dhe VIII në FSHMU “Trepça” në Banjë.
Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga format me të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut, ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë për rolin dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave potenciale të trafikimit, faktorët dhe pasojat e trafikimit, si dhe vetëdijesimi për referimin e rasteve të trafikimit tek institucionet përgjegjëse.
———————————————————————————————————————
Kampanja za podizanje svijesti protiv trgovine ljudima 18 Oktobar – 18 Novembar 2025.