Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Enver Rugova, sot priti në takim një delegacion nga Shqipëria, në kuadër të vizitës së shkëmbimit të përvojave për barazinë gjinore dhe qeverisjen lokale me ndjeshmëri gjinore.
Me këtë rast, kryesuesi Rugova theksoi përkushtimin e Komunës së Istogut për avancimin e politikave gjithëpërfshirëse.
Delegacioni nga Shqipëria përfshinte përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, si Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, si dhe bashkitë Tiranë, Elbasan, Roskovec, Lushnjë, Lezhë, Maliq, Kamëz, Divjakë, Dibër dhe Malësi e Madhe. Pjesë e takimit ishin edhe ekipet e projekteve të UN Women nga Shqipëria dhe Kosova.
Ky takim forcon bashkëpunimin dhe rrite shkëmbimin e përvojave mes institucioneve të të dyja vendeve dhe zhvillimin e politikave vendore më gjithëpërfshirëse.