Sot në Komunën e Istogut nga Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim është mbajtur takimi i tretë i Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Istog.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të fëmijëve në vendimmarrje dhe nxitjes së një bashkëpunimi të qëndrueshëm midis institucioneve lokale dhe brezit të ri.
🗣️ Gjatë takimit, përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve kishin mundësin që të ngritin një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin përditshmërinë e tyre në shkollë dhe komunitet, përfshirë:
- Sigurinë në dhe përreth objekteve shkollore,
- Nevojën për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe mjedisin përreth tyre,
- Transportin e nxënësve dhe sfidat që lidhen me të,
- Përfshirjen më të gjerë të nxënësve në vendimmarrjet shkollore,
Komuna do të vazhdojë të mbështesë iniciativat dhe zërin e fëmijëve, duke i konsideruar ata si partnerë të barabartë në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë.
Treći sastanak Skupštine Opštine djece u Istoku
Danas je u Opštini Istok, Sektor za ljudska prava i zajednice – Direkcija za opštinsku upravu, u saradnji s Direkcijom za obrazovanje, održao treći sastanak Skupštine Opštinske djece u Istoku.
Ovaj sastanak predstavlja važan korak ka aktivnom uključivanju djece u donošenje odluka i promociji održive saradnje između lokalnih institucija i mlađe generacije.
🗣️ Tokom sastanka, predstavnici Skupštine Opštine djece imali su priliku pokrenuti niz važnih pitanja koja utiču na njihov svakodnevni život u školi i zajednici, uključujući:
- Bezbendost u i oko školskih zgrada,
- Potreba za poboljšanjem uvjeta u školama i njihovoj okolnoj okolini,
- Prijevoz učenika i izazovi povezani s njim,
- Šire uključivanje učenika u donošenje odluka u školi,
Opština će nastaviti podržavati inicijative i glasove djece, smatrajući ih ravnopravnim partnerima u izgradnji sigurnije, pravednije i inkluzivnije zajednice za sve