Në ambientet e Komunës së Istogut, u mbajt takimi i tretë i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, së bashku më anëtaret e këtij Ekipi, me qëllim të diskutimit dhe koordinimit të aktiviteteve të cilat janë të planifikuara në Planin e Punës.
Gjatë takimit u miratua procesverbali i takimit të dytë të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, ndërsa diskutimet u fokusuan në Raportin Gjashtëmujor Janar – Qershor 2025, i cili reflekton përkushtimin e institucioneve në realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe në përmbushjen e objektivave të Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës Istog (2024 – 2026).
Në fund, anëtarët e Ekipit u angazhuan në organizimin e aktiviteteve për tremujorin e fundit të vitit 2025, duke identifikuar prioritetet dhe hapat konkretë për zbatimin efektiv të këtij plani.
Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar për të fuqizuar mekanizmat lokalë që sigurojnë respektimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë institucionalë dhe shoqërorë.