Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 39-të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për pesë komunat e rajonit të Dukagjinit, Pejë, Klinë,Istog, Deçan dhe Junik 2025-2035,
5. Rishqyrtimi i vendimit 00 Nr.79/2025 i datës 30.04.2025 për destinimin e lokacionit për varreza të fshatit Rakosh nga prona e paluajtshme e komunës.
6. Të ndryshme.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.