Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për pesë komunat e rajonit të Dukagjinit, Pejë, Klinë,Istog, Deçan dhe Junik 2025-2035,
- Rishqyrtimi i vendimit 00 Nr.79/2025 i datës 30.04.2025 për destinimin e lokacionit për varreza të fshatit Rakosh nga prona e paluajtshme e komunës.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.