Kryetari i Komunës, Ilir F. Ferati, së bashku me nënkryetarin e komunës, Ali Nimanaj dhe Drejtorin për Zhvillim Ekonomik dhe Financa, Genc Ademaj, kanë vazhduar takimet konsultative me qytetarët në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026–2028.
Sot u zhvilluan dëgjime publike në Vrellë me pjesëmarrjen aktive të banorëve të këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth: Kaliqan, Prigodë dhe Studenicë.
Qytetarët ndanë idetë, shqetësimet dhe propozimet e tyre për zhvillimin e infrastrukturës, arsimit, ujësjellësit, ambientit dhe projekteve të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.
Nga dëgjimi i qytetarit deri te planifikimi dhe realizimi, procesi është i hapur dhe gjithëpërfshirës – sepse buxheti ndërtohet bashkë me ju!
Takimet do të vazhdojnë nesër në Gurrakoc dhe në Banjë
#KAB2026_2028#DëgjimePublike#Transparencë#Pjesëmarrje#KomunaMeQytetarët